back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeAktakuzë ndaj pesë personave që goditën me gurë e shufra metali policët...

Aktakuzë ndaj pesë personave që goditën me gurë e shufra metali policët e doganierët në veri

Të ngjajshme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër S.S., I.V., M.V., M.R., N.M. dhe A.L., për veprat penale “Pjesëmarrja në turmë” që kryen veprën penale “Huliganizmi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të  paautorizuar të armëve”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit, më 13.10.2021, kanë marrë pjesë me dashje në turma të mbledhura prej rreth më shumë se dhjetëra personash në Mitrovicë të Veriut, numri i të cilëve është rritur dhe ulur varësisht nga lëvizjet e tyre, dhe kanë goditur me gurë, shufra druri dhe metali, si dhe me granata dore, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Doganës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

“Sipas aktakuzës, ata kishin zënë pritë policisë në vendin e ngjarjes duke vendosur barrikada, ndërsa mjetet e blinduara të policisë janë goditur me plumba nga të shtënat me armë zjarri dhe me granata dore. Si pasojë, B.A., E.V. dhe S.A., pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Në të njëjtën ditë, të pandehurit I.V., M.V. dhe M.R., në lagjen “Berxhane”, kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me bombola gazi, e me armë zjarri në drejtim të  tyre dhe të automjeteve zyrtare.

Turma e personave është drejtuar drejt një barnatore, ku janë lënduar zyrtarët policorë M.M., Xh.M., A.R., B.Sh. dhe A.M, dhe është shkaktuar dëm në vlerë mbi 20 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz