back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaLajmePresidenti Trump përsëri thotë se ndali luftën ndërmjet Kosovës e Serbisë

Presidenti Trump përsëri thotë se ndali luftën ndërmjet Kosovës e Serbisë

Të ngjajshme

Palestinën shtet e njeh edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Australia

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur po ashtu sot njohjen...

Besnik Osmani premton mbështetje për bujqit në Fushë Kosovë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të...

Shtyhet derbi mes PSG-së dhe Marseilles

Përplasja e javës së 5-të në Ligue 1 mes...

Presidenti amerikan Donald Trump tha se në skenën ndërkombëtare, SHBA-ja respektohet më shumë se kurrë më parë, duke përmendi se ka ndalur disa lufta dhe konflikte në botë përfshirë edhe atë mes Kosovës e Serbisë.

Trump foli për këto gjatë darkës së themeluesve të American Cornerstone Institute. “Shiko vetëm këtë. Armenia dhe Azerbajxhani, Kamboxhia, Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia. Ne i ndaluam të gjithë. Dhe 60 për qind e tyre u ndaluan për shkak të tregtisë,” tha Trump.

Donald Trump tha se i ishte thënë që, nëse do të arrinte të ndalte konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, do të duhej të merrte Çmimin Nobel.

“Unë thashë: ‘Po mirë, po për shtatë të tjerat? Duhet të marr një Çmim Nobel për secilën prej tyre’. Dhe ata më thanë: ‘Por nëse e ndaloni Rusinë dhe Ukrainën, zoti President, atëherë me siguri do të merrni Nobelin’. Unë u përgjigja: ‘Unë ndala shtatë luftëra. Ajo është vetëm një luftë – dhe është një e madhe’,” tha Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz