BallinaLajmeAfrim Zhitia i bronztë – Kurti, Ahmeti e Haradinaj çmojnë lart figurën...

Afrim Zhitia i bronztë – Kurti, Ahmeti e Haradinaj çmojnë lart figurën e heroit

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Në fshatin Llugë të komunës së Podujevës u përurua sot shtatorja e heroit të kombit Afrim Zhitia. Në kuadër të këtij aktiviteti u bë edhe rinovimi i obeliskut dhe rregullimi i mjedisit përreth.

Në këtë ngjarje morën pjesë figura të larta shtetërore dhe politike nga Kosova dhe rajoni, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të figurave që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij theksoi rezistencën heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, duke e cilësuar ngritjen e kësaj shtatoreje si një hap të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kolektive.

“Sot, në vendlindjen e Afrimit, po i shtohet edhe një vepër komemoruese publike djalit të Llapit dhe heroit të Kosovës. Shoqëritë më përparimtare të botës kanë sjellë politika të ndryshme të kujtesës për ngjarjet e tyre historike dhe për figurat më të rëndësishme kombëtare. Kështu, vitin e kaluar, më 2 nëntor 2024, u patëm takuar bashkë në akademinë në Prishtinë. Fahri Fazliu dhe Afrimi rezistuan të armatosur deri në vdekje. Sivjet, derisa po i afrohemi dekadës së katërt, jemi bashkuar në fshatin Llugë, në vendlindjen e Afrimit. Sot po i shtohet edhe një skulpturë, një vepër monumentale publike e komemorimit të Afrim Zhitisë, djalit të Llapit dhe heroit të Kosovës”, tha Kurti.

Në përurim mori pjesë edhe kryetari i BDI-së dhe ish-epror i UÇK-së, Ali Ahmeti, i cili vlerësoi lartë figurën e Afrim Zhitisë, duke e quajtur atë një ndër figurat kyçe të rezistencës shqiptare.

“Vëllezër e motra këtu, me ndihmë e institucioneve dhe angazhimin e kryetarit të Podujevës po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, sekretarit organizativ të Lëvizjes Kombëtare. Sot po ngritët shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ilegale ‘Minatori’, mu në ngjarjen më të mëdha që ndodheshin në Kosovë. Sot po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, së kryeredaktorit të lajmëtarit të lirisë, gazetë që vepronte nën hundën e Beogradit. Ky ishte kryeredaktori që kërkonim në qiell dhe ai vepronte në tokën mëmë të Kosovës. Sot po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë ta shndërrojmë në rezistencë reciprociteti – në forcë t’i përgjigjemi pushtuesit, janë ngritë celulat e para nga Afrim Zhitia”, u shpreh Ahmeti.

Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, theksoi nevojën për kujdes të veçantë ndaj kujtesës historike.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm që kujtesa jonë historike të ruhet, që e kaluara të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe sa herë që kemi mundësi, ta paraqesim ashtu siç është. Ky akt i tillë i rezistencës në kohën e lirisë e ka përshpejtuar atë që ndodhi në Prekaz me komandantin legjendar e deri te liria e Kosovës”, tha Haradinaj.

Përurimi i shtatores dhe rinovimi i hapësirës përreth vjen në prag të 40-vjetorit të rënies së heroit Afrim Zhitia, si një akt nderimi për jetën dhe veprën e tij në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz