back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeDy deputetë përjashtohen për 10 ditë, shkak incidenti me Kushtetutën në Kuvendin...

Dy deputetë përjashtohen për 10 ditë, shkak incidenti me Kushtetutën në Kuvendin e Shqipërisë

Të ngjajshme

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare të Kuvendit, pas vendimit të Komisionit të Etikës.

Masa disiplinore erdhi si pasojë e sjelljes së tyre gjatë seancës plenare të datës 18 shtator, ku ata hodhën një libër të Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, raporton TV Klan.

Në shkresë thuhet se në seancën që supozohej të ishte akti i parë institucional që përcakton drejtimin politik dhe përbërjen ekzekutive të qeverisë së re, nuk u respektua nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.

“Gjatë kohës që kryeministri ishte në foltore për fjalën e tij, deputetët e opozitës filluan që përmes zhurmave, thirrjeve, rënies me dorë të tavolinave dhe duke u ngritur në këmbë, penguan fjalën e tij”, thuhet në shkresë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz