Brenda vitit të ardhshëm në Shqipëri paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa pensionet më të ulëta do të arrijnë në 200 euro në muaj. Të dhënat janë pasqyruar në programin e qeverisë, ku për bizneset parashikohet falja e detyrimeve të krijuara më shumë se 10 vite më parë. ndryshim do të ketë për taksën e pronës që do të vendoset sipas vlerës reale të pasurisë.
Rritja e pagave dhe e pensioneve të cilat do të reformohen do të jenë në prioritet e qeverisë së re deri në vitin 2029.
Në dokument thuhet se brenda katër vitesh pensioni minimal do të shkojë në 200 euro si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale ndërsa ato mesatare shkojnë në 400 euro.
Gjithashtu në reformën e kësaj fushe parashikohet që pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të fituara gjatë viteve të punës
Sa i përket rrogave, brenda vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta. Ndërsa të ardhurat mesatare do arrijnë në 1,000 € deri në 2030 dhe 1200 në sektorin publik.
Ndryshme do të ketë dhe për bizneset duke nisur me heqjen e çmimeve të referencës çka mund të përkthehet me produkte më të lira.
[as sipërmarrjet do të nisë paqja sociale me synim nxitjen e deklarimeve të rregullta dhe faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite.
Ndërsa për borxhet e dekadës së fundit ripagimi do të jetë me përqindje të reduktuara.
Në katë vite taksa për bizneset e vogla do të jetë zero por ndryshime do të ketë mbi ato për pasuritë. Detyrimet do të llogariten mbi vlerën reale të pronës së paluajtshme, shkruan Ora News.
2 miliardë euro kredi përmes garancisë shtetërore do të vijojë të jepet për bizneset. Ndërsa skema e TVSH për fermerët do ndryshojnë dhe 1.5 miliardë lekë do të shkojnë direkt për ta. Gjithashtu parashikohet të vazhdojë edhe Paketa e Maleve.