back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajme“Thaçi ishte zëri i UÇK-së” – Top tri deklaratat e dëshmitarit Paul...

“Thaçi ishte zëri i UÇK-së” – Top tri deklaratat e dëshmitarit Paul Williams sot në Speciale

Të ngjajshme

Momenti kur Graniti i propozon Melindës (video)

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Vazhdojmë për Skenderaj, filloj nga Rezalla

Në Rezallë u mbajt sonte një tubim madhështor me...

Kosovari arrestohet në Gjermani dhe dëbohet, kishte disa urdhër-arreste

Një kosovar është arrestuar më 15 shtator nga Policia...

AI mund t’u ofrojë grave “dy në një” kontroll për kancerin e gjirit dhe sëmundjet e zemrës

Teknologjia e inteligjencës artificiale mund të revolucionarizojë mënyrën se...

Dëshmitari Paul Williams ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë në kuadër të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku është përballur me pyetje nga avokati mbrojtës Luka Mishetiq dhe prokurori James Pace, lidhur me rolin e tij si këshilltar për të drejtën ndërkombëtare gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në një moment kyç të seancës, Williams mohoi njohuritë për një ngjarje të përmendur nga prokurori, ku trupat gjermane thuhej se kishin gjetur 15 të burgosur në ish-godinën e MUP-it në Prizren, përfshirë edhe një të moshuar të lidhur me pranga dhe të rrahur për vdekje, raporton lajmi.net

“Këtë shembull konkret? Jo, nuk më kujtohet”, u përgjigj Williams, duke theksuar se nuk mban mend as raportime të mediave për këtë ngjarje.

Në vijim, Williams mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakt me Adem Demaçin dhe shtoi.

“Nuk kam dijeni lidhur me këtë”, kur u pyet nëse Demaçi ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Duke iu referuar librave dhe artikujve të shkruar prej tij në vitet 2001 dhe 2002, ku përshkruhej se UÇK-ja kishte vrarë policë serbë, ushtarë dhe shqiptarë të perceptuar si bashkëpunëtorë, Williams deklaroi se nuk mban mend kur e kishte kuptuar këtë:
“Nuk e di.”

Gjatë dëshmisë, Williams sqaroi edhe pozicionin e ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë bisedimeve të Rambujesë.

“Mund t’ju them se ishte shumë e qartë se ai ishte një përfaqësues i UÇK dhe ishte zëri i UÇK në atë kështjellë, pra nga ajo kuptova se ai nuk ishte autoriteti vet.”

Ai gjithashtu pranoi se kishte dhënë këshilla për qeverinë e përkohshme pas luftës dhe theksoi përfshirjen e tij në hartimin e një projekti për kushtetutën e Kosovës, me kërkesë të presidentit historik Ibrahim Rugova.

“President Rugova më kërkoi të përgatis një projekt për kushtetutë për Kosovën.”

Përsa i përket detyrimit të UÇK-së për të ndëshkuar shkelësit e së drejtës ndërkombëtare humanitare, Williams u shpreh qartë:

Avokati: “A e keni këshilluar z.Thaçi që UÇK-ja ka detyrë që të hetojë e ndëshkojë anëtarët e vet për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare?”

Williams: “Jo.”

Avokati: “A jeni në dijeni nëse Dr.Wellis apo ndonjë këshilltar tjetër e ka këshilluar z.Thaçi që UÇK-ja kishte për detyrë që të hetonte anëtarët e vet dhe t’i ndiqte ata penalisht sa i përket shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare?”

Williams: “Jo.”

Avokati: “Nuk e dini, apo nuk ka ndodhur kështu?”

Williams: “Nuk ka ndodhur.”

I pyetur pse nuk kishte ofruar këshilla për këtë çështje, Williams dha një përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë:

“Aso kohe, gjatë negociatave të Rambujesë, ndërkohë siç e dini negociatat ndodhën pas masakrës së Reçakut, po ashtu pas të gjitha masakrave të kryera nga MUP-i jugosllav së Qeverisë serbe në Kosovë, personat që merreshin me drejtësinë ndërkombëtare dhe me këtë çështje, ishin fokusuar që të shmangnin që të ndodhte ajo që kishte ndodhur në Bosnje dhe ajo që ishte përpjekur Serbia të bënte në Kroaci. Nuk kishte një narrative të vazhdueshme të mbështetur të krimeve të kryera nga shqiptarët e Kosovës, nga UÇK-ja apo nga aktorë të tjerë jo shtetërorë të armatosur në Kosovë. Nuk ekzistonte nevoja, nuk është që ndihej e nevojshme që të thuhej se këto janë 2-3-4 pika që duhet të bëni, kishte lidhur me çështje të tjera, por nuk kishte shqetësime që kishin të bënin me shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Siç e thashë edhe më herët, amerikanët dhe disa anëtarë të grupit të kontaktit, vinin flisnin me mua dhe më thonin se a mund të ja transmetosh këtë gjë delegacionit, a mund t’i thoni delegacionit X, Y. Kjo si pikë, si temë nuk na është prezantuar asnjëherë.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz