back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeGjykimi për vrasjen e vjehrrit, i akuzuari thotë që s’kishte qëllim ta...

Gjykimi për vrasjen e vjehrrit, i akuzuari thotë që s’kishte qëllim ta vriste viktimën

Të ngjajshme

U rrëzua tragjikisht nga pallati, shuhet ylli i Netflix!

Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin...

Baneri ”UEFA Mafia” i kushton Crystal Palace me dënim nga UEFA

Problemet e Crystal Palace me institucionet e futbollit europian...

Altcoinët shpërthejnë mes rënies së lehtë të tregut kripto në gusht

Muaji gusht solli një kthesë interesante në tregun global...

Mendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

Mendimi për motin – 17.09.2025 Pas depërtimit të masave më...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për vrasjen e vjehrrit, Edon Bujupi, të mërkurën ka dhënë mbrojtjen. Ai tha se asnjëherë nuk donte ta vriste as tani të ndjerin A.K., dhe as dëshmitarin A.K., i cili ishte me të.

I akuzuari Bujupi tha se kishte raporte të mira me tani të ndjerin dhe se e konsideronte si baba të vet. Tha se asnjëherë nuk kishte dashur të vriste dikë.

“Asnjënin prej tyre, ma para kisha pranu une me vdek se A., (viktimën). As A., (viktimën) as A., (djalin e tij), asnjani prej tyne asni njeri prej dorës teme”, tha Bujupi.

I akuzuari Bujupi iu drejtua familjes së të ndjerit, duke iu kërkuar falje dhe tha se që nga ky rast nuk ndihet mirë.

“Me mujt ua jepi jetën teme, më falni, nuk jam mirë prej këtij rasti”, tha Bujupi.

Gjatë deklarimit të tij, Bujupi tha se nuk e kishte kuptuar se e kishte therë tani të ndjerin A.K., por që këtë gjë e kuptoi kur ishin ndalur sulmet dhe kishin nisur të dalin nga banesa e tij viktima dhe dëshmitari.

“Kur u ndalën sulmet, kur e pash A., (dëshmitarin A.K) që po e mban A., (të ndjerin) e po del, nuk kom mujt me kuptu çka po ndodhë por me kalimin e kohës kur e pashë gjakun në tokë jam lutë që s’ka ndodhë diçka e keqe”, tha i akuzuari.

Bujupi theksoi se nuk e ka të qartë momentin kritik se si kishte ardhur deri tek goditja e viktimës, pasi sipas tij, për qëllim kishte vetëm frikësimin e tyre në menyrë që të largohej nga banesa.

“Nuk e di, se me pas ditë kisha dhënë deklaratë më të kjartë, as nuk kam dashtë me rrokë, ata me kanë sulmu pa ndalë, veç kom dashtë me i frikësu për me dalë une”, tha Bujupi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e datës 21 tetor 2024, thuhet se Edon Bujupi, me datë 29 nëntor 2023, rreth orës 21:15, në banesën e tij në rrugën “Ali Vitija”, pas një mosmarrëveshjeje mes tij dhe miqve të tij (babait dhe vëllait të gruas), kanë filluar përleshjen mes vete, ku gjatë përleshjes fizike, me dashje që ta privojë nga jeta, i pandehuri Edon godet me armë të ftohtë – thikë e cila kishte gjatësinë e tehut 19 centimetra – në regjionin e majtë të kraharorit tani të ndjerit A.K., i cili si pasojë e plagëve të shkaktuara ka ndërruar jetë në SHSKUK.

Me këtë, Bujupi sipas aktakuzës thuhet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimi për Drejtësi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz