BallinaLajmeKosova, Shqipëria dhe Turqia trajnohen bashkë për “kërkim-shpëtim urban të avancuar”

Kosova, Shqipëria dhe Turqia trajnohen bashkë për “kërkim-shpëtim urban të avancuar”

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë dhe atë të Turqisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare, po zhvillohet trajnimi “kërkim – shpëtim urban i avancuar”.

Sipas FSK-së, në këtë trajnim shtjellohen tema që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, si: planifikim, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrof urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës se parë në katastrofa urbane etj.

“Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet tri vendeve: Shqipëri, Turqi, Kosovë”, ka njoftuar FSK. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz