back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareNesër seancë maratonë në Kuvend, do të votohet programi qeverisës

Nesër seancë maratonë në Kuvend, do të votohet programi qeverisës

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër për një seancë maratonë, gjatë së cilës do të prezantohet dhe diskutohet programi i ri qeverisës i kabinetit “Rama 4”. Kryeministri Edi Rama do të paraqesë programin, ndërsa seanca mund të zgjatë deri të premten, siç ndodh shpesh për votëbesimin e ministrave të rinj.

Programi qeverisës bazohet në tri shtylla kryesore: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme, dhe Mirëqenia për të Gjithë. Në këtë kuadër, prioritetet përfshijnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian, përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e pagave dhe investime të mëdha në arsim, shëndetësi dhe zhvillimin e turizmit.Një nga pikat kryesore të programit është Shqipëria Europiane, e cila synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, duke e vendosur këtë objektiv si një “mision kombëtar”. Ky proces do të përfshijë reforma të thella në administratën shtetërore, forcimin e institucioneve dhe transformimin e shërbimeve publike, përfshirë digjitalizimin dhe forcimin e sigurisë kombëtare.Në aspektin ekonomik, qeveria synon një rritje të qëndrueshme me një rritje të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në 35 miliardë euro dhe përmirësimin e kushteve për sipërmarrësit. Programi parashikon një politikë të re tatimore dhe ofrimin e 2 miliardë euro kredi për bizneset, përmes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Po ashtu, vendoset Paqja Fiskale 2026-2029, që synon faljen e borxheve tatimore për bizneset.Në aspektin e arsimit, qeveria planifikon rritjen e pagave të mësuesve në 1250 euro deri në vitin 2029, ndërtimin e 200 shkollave të reja dhe krijimin e 1,000 laboratorëve inteligjentë. Arsimimi do të përfshijë gjithashtu integrimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në kurrikula dhe përdorimin e platformave digjitale për mësimdhënie.Ndërsa për shëndetësinë, programi synon rindërtimin e të gjitha qendrave shëndetësore deri në vitin 2029 dhe transformimin e QSUT-së në një qendër ekselence rajonale. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 25% deri në vitin 2029, dhe gjithashtu do të ofrohen shërbime falas për pensionistët.Një tjetër aspekt i rëndësishëm i programit është Mirëqenia për të Gjithë, ku përfshihen politika sociale dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara. Do të ndërtohen 1,500 banesa sociale dhe do të krijohen qendra për fëmijët dhe të rriturit me autizëm. Po ashtu, do të rriten shpenzimet sociale dhe do të shtohen shërbimet për të moshuarit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz