back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNxiti protestuesit që t’i sulmojë gazetarët shqiptarë, nesër mbahet shqyrtimi fillestar ndaj...

Nxiti protestuesit që t’i sulmojë gazetarët shqiptarë, nesër mbahet shqyrtimi fillestar ndaj deputet të Listës Serbe – Slavko Simiq

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Tashmë ka një aktakuzë për nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq i cili akuzohet se nxiti protestuesit që t’i sulmojë gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq që ndodhën më 16 qershor të 2023-ës, raporton Ekonomia Online.

E për këtë nesër në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me të filluar në ora 09:00, do të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj deputet të Listës Serbe, Slavko Simiq dhe Urosh Vukasinoviq.

Në këtë seancë po ashtu do të dëgjohen dëshmitë e gazetarëve të lënduar gjatë protestave të organizuara nga aparati shtetëror serb.

Sjellim në vëmendje se sulmi ka ndodhur gjatë kundërshtimit të vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, në objektin e Komunës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, më 16 qershor 2023, gjatë protestës kundër vizitës së ministrit Krasniqi, Simiq i ka dhënë urdhër turmës që t’i sulmojë mediat dhe më pas ekipet e mediave janë sulmuar me shok-bomba, grushte, shqelma e mjete të forta.

Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Krahas tij, i akuzuar është edhe Urosh Vukashinoviqi, të cilin Prokuroria e ngarkon edhe me akuzën për sulm.

Deputeti Simiq aktualisht e ka edhe statusin e të dyshuarit për veprime antikushtetuese.

Sipas statistikave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, janë mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur për tri javë gjatë protestave të serbëve në 2023-tën.

Për to vetëm një person është dënuar. Në shkurt të 2025-tës, Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi me 12 mijë euro gjobë Dalibor Spasiqin, i cili e pranoi fajësinë për sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz