back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeSuspendimi i zyrtarëve policorë mbi arsyetimin se bën shaka me Dimal Bashën...

Suspendimi i zyrtarëve policorë mbi arsyetimin se bën shaka me Dimal Bashën – IPK s’u njoftua fare për rastin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Sot, është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, saktësisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH-së), Sami Hotin, Sedat Ramadanin, Alert Kuqin dhe Artan Krasniqin. 

Sipas raportimeve, suspendimi i tyre ka ardhur pasi të njëjtit kishin bërë shaka mes kolegësh me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Në lidhje me këtë rast, dhe për të vërtetuar këtë suspendim, lajmi.net ka dërguar pyetje tek Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ndërkaq nga IPK kanë thënë se nuk kanë rekomanduar suspendimin e tyre.

Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju njofton se nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim për këtë rast, ju lutem i referoheni me kërkesë Policisë së Kosovës për informacione shtesë”, kanë thënë nga IPK për lajmi.net. 

Në lidhje me rastin, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Pas raportimit nga gazetari Lirim Mehmetaj për suspendimin e tyre, kanë ardhur reagime të shumta nga akterë të ndryshëm politik dhe jashtë saj.

Që të njëjtit janë suspenduar, e ka konfirmuar njëri nga zyrtarët policor të lartpërmendur, Sami Hoti.

”Askush nuk është tallur me askënd dhe këto do të vërtetohen më vonë” është shprehur Hoti në një prononcim për Indeksonline.

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se ky suspendim ka qenë i panevojshëm dhe se ka indikacion të presionit puro politik.

“Hapja e një procedure disiplinore, në rastin e komunikimit të shkurtër ndër-kolegial në grup të viber, as nuk është dashur të ndodh. E në rastin e tashëm, suspendimi për shkak të procedurës disiplinore hiq e më hiq. Kjo ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që e kanë abuzuar autoritetin dhe kanë bërë shkelje penale, për çka ka thënë se duhet të hetohen nga IPK.

“Urdhëri joligjor nuk duhet zbatuar! Oficerët e zyrtarët policorë e dinë mirë këtë!”, ka shtuar Ramadani.

Përveç Ramadanit, për rastin ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Në lidhje me këto masa, Haradinaj ka thënë se janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, për çka ka thënë se më parë janë ushtruar nga Presidenca dhe tash nga “kërkushi hiç”.

“Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë se Brendshme. Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni “muskuj” e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Vetëm brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, 18 zyrtarë policorë janë arrestuar e 48 janë suspenduar.

Sipas statistikave të ofruara nga Inspektorati Policor i Kosovës, brenda kësaj periudhe janë arrestuar 18 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale e një zyrtar policor është transferuar.
Megjithatë, ky institucion nuk ka ofruar të dhëna se sa prej të suspenduarve gjatë kësaj kohe janë kthyer sërish në vendet e tyre të punës. Përgjigje nuk kanë ofruar as në Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/ 
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz