BallinaLajme“Tingëllon absurde zoti gjykatës”: Rubin e mohon të ketë parë ndonjëherë “Shtab...

“Tingëllon absurde zoti gjykatës”: Rubin e mohon të ketë parë ndonjëherë “Shtab të Përgjithshëm” të UÇK-së

Të ngjajshme

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Arben Gashi thotë se opozita duhet fizikisht ta bllokojë Kuvendi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas përfundimit...

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

James Rubin, ish-top zyrtari amerikan dhe krahu i djathte i Madeleine Albright – duke u marrë në pyetje nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale në dëshminë e tij mbrojtëse në rastin e Hashim Thaçit – mohoi të ketë parë, qenë në dijeni dhe të ketë ekzistuar në rend të parë një “Shtab i Përgjithshëm” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një institucion hierarik dhe i rregullt ushtarak – çka është edhe pretendimi i Prokurorisë Speciale.

“Nuk ka Shtab të Përgjithsëm që unë po e ditkam. Si një strukturë e rregullt komanduese. Është keqpërfaqësim. Ta përshkruash si Shtab të Përgjithshëm më tingëllon absurde”, tha Rubin.

Referuar librit të Rexhep Selimit ku ai shkruan për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe pajtimit të tyre për nënshkruajen e Marrëveshjes së Rambujesë – Rubin i qëndroi asaj se ishin disa komandantë dhe liderë të luftës, por se “Shtab të Përgjitshëm” nuk do ta kualifikonte.

“E pasaktë, zoti gjykatës. Unë nuk di kurr ëtë ketë raportuar (Hashim Thaçi) te Shtabi i Përgjithshëm, kurrë s’kam vëzhguar ekzistencë të një Shtabi të Përgjithshëm. Çka e di është që Thaçit i duhet të konsultohej me liderët politikë dhe ushtarakë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz