BallinaLajmeRubin thotë se me Demaçin nuk është takuar asnjëherë

Rubin thotë se me Demaçin nuk është takuar asnjëherë

Të ngjajshme

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve...

KDI e dënon nisjen e votimit për President pa pasur kuorum prej 80 deputetësh

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka dënuar ashpër...

Në top formë “Djajtë e Kuq”, Sesko shënon të dytin ndaj Brentfordit

Manchester United ka shënuar golin e dytë ndaj Brentfordit. Është...

Haxhiu fton partitë politike të marrin pjesë në seancë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka...

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka treguar se me Adem Demaçin nuk është takuar asnjëherë.

Para trupit gjykues, ai tha se ndonëse nuk e ka takuar, i është dukur sikur ka folur me të, pasi që ishte tepër i afërt me Madeleine Albright .

“Jo, nuk jam takuar. Por kur Albright ka folur me dikë, më dukej sikur flisja unë me këtë person, sepse isha i afërt me Albright fizikisht por edhe ideologjikisht me të, kështu që ajo më ka përshkruar bisedat që ka pasur me të”, tha ai.

Në pyetjen se nëse është në dijeni se kush e ka zgjedhur Adem Demaçin si përfaqësues i UÇK-së, Rubin tha “Jo”.

“Sipas mendimit tim, ai ka pasur rol të madh dhe prandaj do të doja ta quaja këtë si rol ideologjik, jo rol mekanik apo ekzekutiv. Nga të gjitha takimet që kam pasur në Kosovë ka qenë që ky ishte një burrë ideologjikisht i rëndësishëm për shumë vite. Pikëpamjet e tij për pavarësinë ishin shumë të rëndësishme, por jo në mënyrë mekanike”, tha më tej ish-diplomati amerikan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz