BallinaLajmeRamabaja: PDK dhe VV shohin përfitime nga epilogu i procesit gjyqësor në...

Ramabaja: PDK dhe VV shohin përfitime nga epilogu i procesit gjyqësor në Hagë

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar takimet e Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt, të zhvilluara sot në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku nuk pati asnjë koment apo deklarim pas takimit.

Ai ka thënë se mosdeklarimi i tyre shkon përtej një takimi të zakonshëm.

“Për mua ka kuptim dhe hedh dritë mbi mundësitë e daljes nga situata duke iu kthyer rregullave të demokracisë liberale. Çfarëdo përpjekje për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit përmes bllokimit të institucioneve, respektivisht çfarëdo shprese se në pushtet në demokracitë liberale mund të vihet mes zarfeve, tashmë ka përfunduar”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjedhjet janë rrugëzgjidhja dhe duket se mund të mbahen, por në një moment kur të jenë më të përshtatshme dhe përtej organizimit të zgjedhjeve lokale.

“E kam fjalën për balotazhin që do të jetë. Për mua mendoj se do të jenë në dhjetor, por janë dy forca politike që do t’u konvenonte të hynin në vitin e ardhshëm… Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Ramabaja.

Kjo, sipas tij, lidhet me procesin gjyqësor në Hagë.

“Secila prej këtyre dy forcave politike llogarit se epilogu i Gjykatës në Hagë mund ta favorizojë njërën, respektivisht tjetrën. Dhe kjo është arsyeja pse jam më i prirur të besoj se zgjedhjet mund të shtyhen nga fundi i janarit të vitit të ardhshëm, eventualisht në shkurt të vitit të ardhshëm”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz