Rubin u pyet nga një prokuror nëse ishte i informuar për publikimin e emrave të përfaqësuesve politikë të UÇK-së gjatë gushtit 1998, duke përfshirë Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Bardhyl Mahmutin dhe Sokol Bashotën.
Rubin u përgjigj se nuk kishte qenë në dijeni për këtë dokument në atë kohë.
Më pas, prokurori e pyeti nëse kishte dijeni për takimin mes Shaun Byrnes, i cili udhëhoqi Misionin Diplomatik të SHBA-së për Kosovën, dhe përfaqësuesve të UÇK-së më 1998.
“Me aq sa më kujtohet, nuk e kam njohur Hashim Thaçin para Konferencës së Rambujesë, më 1999”, tha Rubin, duke shtuar se “kanë kaluar 27 vjet nga ajo kohë”.