back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Të ngjajshme

Reali publikon listën anti-Marseille, rikthehet Bellingham

Real Madridi do të nis nesër rrugëtimin e tyre...

Teoria e Dijes e Immanuel Kantit: Një rrugë mes skepticizmit dhe realizmit

Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht...

Prania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për...

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të hënën për dëshminë që po e jep në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, James Rubin, si dëshmitar i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Thaçi është në gjyq në gjykatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë me tre ish-udhëheqës të tjerë të grupit gueril, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi kundër forcave serbe në luftë. Ata vlerësohen gjerësisht si heronj kombëtarë në atdheun e tyre”, raporton agjencia e njohur.

“Rubin ishte me ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, në bisedimet e paqes në Francë më 1999 dhe më vonë i pranishëm në bisedimet për çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e njohur edhe si UÇK. Ai e përshkroi Thaçin si “përfaqësues” të kësaj force, pa pushtet të vërtetë”, thuhet më tej në artikull.

“Për mua ishte e qartë se ai nuk ishte përgjegjës” – tha Rubin në gjykatë. “Ai nuk i kishte njohuritë, kapacitetet ose autoritetin për të marrë vendime në çfarëdo forme ose mënyre” – shtoi ai, raporton agjencia “Associated Press”.

“Thaçi u ngrit në pushtet politik pas luftës, por dha dorëheqje si president për ta mbrojtur veten kundër akuzave me të cilat ballafaqohet bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, përfshirë vrasjen, përndjekjen, torturimin dhe zhdukjen me forcë”, thuhet në artikull.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz