BallinaLajmeEkspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Ekspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Të ngjajshme

Ulqini me rregulla të reja: 500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 38-vjeçarin para shokut të tij në Australi

Një peshkatar me shtizë ka vdekur mëngjesin e kaluar...

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të Arkitekturës 2025, hapet sot nga ora 11:00 ku do të prezantohen punimet më të dalluara të studentëve përgjatë vitit akademik 2024–2025.

Këtë vit do mbahen dy punëtori me fokus në arkitekturën e pejsazhit. Punëtoria e parë do udhëhiqet nga Jean Francois Gauthier, Sylva Atelier, arkitekt i pejsazhit nga Brukseli dhe Roterdami, kurse punëtoria e dytë udhëhiqet nga Dea Buza, arkitekte dhe urbaniste nga Prishtina dhe Tirana.

Në këtë edicion do të organizohen tre turne, dy në Prishtinë “Prishtina Alternative” dhe “Prishtina Moderne”, ndërsa turneu i tretë do vizitoj objektet moderne të Shkupit.

Ngjarja kryesore në festival mbeten Ligjëratat Publike që do mbahen më 17, 18 dhe 19 shtator.

Ky aktivitet synon të reflektojë përkushtimin e mësimdhënësve si dhe krijimtarinë dhe zhvillimin profesional të studentëve, duke sjellë një panoramë të gjerë të ideve dhe vizioneve që formësojnë të ardhmen e arkitekturës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz