BallinaLajmeGushti 2025 regjistrohet si gushti i tretë më i nxehtë në nivel...

Gushti 2025 regjistrohet si gushti i tretë më i nxehtë në nivel global

Të ngjajshme

Me në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar...

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Gushti i vitit 2025 është regjistruar si gushti i tretë më i nxehtë në botë ndërsa gjatë kësaj periudhe shënoi valë të nxehta dhe zjarre në pyje në Evropën Jugperëndimore, transmeton Anadolu.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), sistemi i monitorimit satelitor i Bashkimit Evropian (BE), publikoi të dhëna mbi temperaturat mesatare globale të sipërfaqes dhe detit për gushtin.

Sipas të dhënave, gushti i vitit 2025 ishte gushti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në aspektin e temperaturave mesatare globale. Temperatura mesatare e sipërfaqes në këtë muaj ishte 16.6 gradë Celsius.

Temperaturat mesatare në fjalë u shënuan 0.49 gradë Celsius mbi mesataren e gushtit nga viti 1991 deri në vitin 2020 dhe 1.29 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale.

Muaji në fjalë ishte 0.22 gradë Celsius më i ftohtë se gushtët rekordthyes të viteve 2023 dhe 2024.

Temperatura mesatare globale 12-mujore për periudhën shtator 2024-gusht 2025 u mat 0.64 gradë Celsius për periudhën 1991-2020 dhe 1.52 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale.

Temperatura mesatare e tokës në Evropë ishte 19.46 gradë Celsius muajin e kaluar

Muajin e kaluar, temperatura mesatare e tokës në Evropë ishte 19.46 gradë Celsius, duke shënuar 0.3 gradë Celsius mbi mesataren 1991-2020.

Në Evropë, temperaturat më të dukshme mbi mesataren u përjetuan në vendet e Evropës Perëndimore. Gadishulli Iberik dhe Franca jugperëndimore u prekën rëndë nga valët e nxehtësisë.

Jashtë Evropës, temperaturat ishin më mbi mesataren në Siberi, disa pjesë të Antarktidës, Kinë, Gadishullin Korean, Japoni dhe Lindjen e Mesme.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti në 20.82 gradë Celsius muajin e kaluar

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti në 20.82 gradë Celsius muajin e kaluar, duke shënuar temperaturën e tretë më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”, Samantha Burgess tha se “Evropa Jugperëndimore përjetoi valën e tretë të madhe të të nxehtit të verës dhe u përjetuan zjarre të jashtëzakonshme pyjore që shoqëruan këtë”.

Burgess tha se oqeanet në mënyrë të pazakontë vazhdojnë të jenë të ngrohta ndërsa theksoi nevojën urgjente për të zvogëluar emetimet dhe për t’u përshtatur me ngjarjet ekstreme klimatike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz