back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeVdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

Të ngjajshme

Ronaldo në Botërorin 2026? Selektori i Portugalisë sqaron gjithçka

Selektori i Portugalisë, Roberto Martinez ka lavdëruar Cristiano Ronaldon...

Mozziku dhe Lotina më të dashuruar se kurrë më parë

Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina ndajnë shpesh momente...

Vesa e festoi ditëlindjen mbrëmë … nuk ishte me Dakun

Ditën e djeshme, Vesa Vllasaliu festoi ditëlindjen e 26-të. Në...

“Mbijetesa në ujë” – pamje nga trajnimi sfidues i ushtarëve të FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ndarë...

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me inicialet L.S., ka vdekur sonte.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, theksohet se autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e vdekjes, ndërsa autopsia do ta vërtetojë shkakun.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet L.S.

Pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat.

Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.

Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz