back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeAksidenti në Vragoli, katër persona të lënduar po trajtohen në QKUK

Aksidenti në Vragoli, katër persona të lënduar po trajtohen në QKUK

Të ngjajshme

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Vragoli.

Në këtë aksident dyshohet se të përfshirë ishin tri automjete, në mesin e tyre edhe një kamion.

Në lidhje me këtë aksident lajmi.net ka tentuar të marrë informata nga Policia e Kosovës, por ende nuk është dhënë asnjë detaj.

Kurse nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës tanimë u konfirmua se katër persona të lënduar janë dërguar për trajtim nga ky aksident.

Tanimë në Emergjencë po trajtohen katër persona, të cilëve iu janë kryer edhe ekzaminimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është stabile.

Si shkak i këtij aksidenti u shkaktuan edhe kolona të gjata në këtë aks rrugor, Prishtinë-Pejë- më saktësisht në Vragoli./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz