back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeRaportohet se ish- asamblisti i VV’së që ishte kapur me 5 kg...

Raportohet se ish- asamblisti i VV’së që ishte kapur me 5 kg ekstazi është liruar me kusht -Gjykata në Tiranë e kishte dënuar me 4.8 vjet burg

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Besnik Mujeci, ish asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për prodhim dhe shitje të narkotikëve është liruar.

Ish anëtari i VV-së, që ishte kapur bashkë me një grup të të akuzuarve me një dërgesë prej 11,300 tabletash të llojit ‘ekstazi’ (mbi 5 kilogramë), është lënë i lirë për t’u vënë në provë për një periudhë 4-vjeçare.

Kështu thuhet në vendimin e gjykatës, të cilin e ka siguruar Klankosova.

Ky institucion ka vendosur që ta lë në fuqi vendimin e datës 26 dhjetor 2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e ndryshuar vendimin për Mujecin dhe një të akuzuar tjetër.

“Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Mithat Ramadani, për një periudhë prej 4 (katër) vjet.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Besnik Mujeci, për një periudhë prej 4 (katër) vjet.

Urdhërohen të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës.”

Mujeci, i cili nuk ka shtetësi të Shqipërisë, është i obliguar që të jetë në kontakt me shërbimin e provës në vendin tonë, institucion ky në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, që tashmë ka ushtrues detyre, Blerim Sallahun, ish kolegun e tij të partisë.

Kujtojmë se VV e kishte përjashtuar Mujecin, por ai s’është i vetmi anëtar i këtij subjekti politik i dyshuar për lëndë narkotike, raporton Klankosova

Kandidati i Vetëvendosjes për asamblist në Novobërdë, Rinas Zeqiri, i cili kishte vendosur t’i hyjë garës për kuvend komunal, ndodhet në paraburgim pas zbulimit të një plantacioni me qindra bimë kanabisi, ku dyshohet se ishte i përfshirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz