back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaJetëAlarm i turpshëm: Mali i Zi, me tri herë më pak banorë...

Alarm i turpshëm: Mali i Zi, me tri herë më pak banorë se Kosova, blen katër herë më shumë barna për qytetarët e saj

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Statistikat e fundit kanë nxjerrë në pah një hendek alarmues mes Kosovës dhe Malit të Zi në financimin e shëndetësisë, veçanërisht në barnat që shpëtojnë jetë.

Mali i Zi, me vetëm 600 mijë banorë, ka ndarë për vitin 2024 plot 75 milionë euro vetëm për barna onkologjike.

Ndërkohë, Kosova me 1.6 milion banorë, gati tri herë më shumë, ka ndarë vetëm 17 milionë euro për të njëjtën kategori. Ky dallim i thellë nuk është më çështje buxhetore, por një padrejtësi e hapur ndaj pacientëve kosovarë.

Në Mal të Zi, buxhetet ndahen në kategori të qarta dhe të mëdha: 75 milionë euro për barnat onkologjike, 25 milionë euro për insulinat dhe barnat e traktit digjestiv, 17.4 milionë për sistemin e gjakut, 16.8 milionë për frymëmarrjen dhe 16.1 milionë për zemrën dhe enët e gjakut etj. Në Kosovë, gjithë buxheti për barna, vaksina, materiale harxhuese, pajisje mjekësore, dializë, stenta dhe ortopedi bashkë arrin vetëm 61 milionë euro.

Kjo do të thotë se Kosova përpiqet të mbulojë gjithçka me një shumë të kufizuar, ndërsa fqinjët ndajnë dhjetëra miliona për secilën kategori veç e veç. Pasojat janë të qarta dhe të rënda: pacientë me kancer që mbeten pa trajtim, të sëmurë kronikë që nuk marrin terapinë e nevojshme, familje të shkatërruara financiarisht nga kostot vetanake.

Mjekët në Kosovë përballen çdo ditë me mungesën e barnave të cilat i ofrojnë falas kolegët e tyre në vendet e rajonit, ndërsa pacientët presin e shpresojnë, shpesh pa asnjë alternativë.

Në këtë situatë, pyetjet që ngrihen janë të drejtpërdrejta dhe të dhimbshme: pse një pacient në Kosovë vlen më pak se një pacient në Mal të Zi?

Kush mban përgjegjësi për këtë dallim të turpshëm? Deri kur do të vazhdojë ky nënvlerësim i shëndetit të qytetarëve tanë? A është Kosova kaq e varfër, sa të mos mund të krahasohet as me Malin e Zi Shëndeti nuk është luks, por një e drejtë themelore.

Një shtet që nuk investon seriozisht në shëndetin e qytetarëve të vet, nuk mund të ketë të ardhme. Kosova duhet të zgjedhë: ose do të rrisë ndjeshëm buxhetin për barna dhe shëndetësi, ose do të mbetet shembulli më i hidhur i neglizhencës shtetërore në Evropë.

Sepse jo vetëm Mali i Zi, por të gjitha shtetet e tjera të rajonit, edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut investojnë më shumë për shëndetin e qytetarëve të tyre sesa Kosova.

Qendresa Uka, autore e emisionit ‘HealthMatters’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz