BallinaLajme“Jam i zhgënjyer me Putinin”, Trump: Do të bëjmë diçka për t’u...

“Jam i zhgënjyer me Putinin”, Trump: Do të bëjmë diçka për t’u ndihmuar njerëzve të jetojnë

Të ngjajshme

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Prishtinë: Therje me thikë në Aktash

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se është “shumë i zhgënjyer” nga presidenti rus Vladimir Putin dhe shtoi, pa dhënë detaje, se administrata e tij po planifikon masa për të reduktuar numrin e vdekjeve në luftën që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës.

“Jam shumë i zhgënjyer nga presidenti Putin, mund ta them këtë, dhe do bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë,” tha Trump në një intervistë për emisionin The Scott Jennings Radio Show.

Gjithashtu, ai theksoi se “nuk shqetësohet aspak” për mundësinë e krijimit të një aksi shtetesh kundër SHBA-së, që përfshin Kinën dhe Rusinë.

Deklaratat e Trump vijnë pak ditë pas samitit në Tianjin të Kinës, ku presidenti Xi Jinping priti, ndër të tjerë, presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump iu përgjigj thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë fundjavës se ai kishte ndërruar jetë, duke i quajtur këto lajme “fake news”.

“Ishte një fundjavë shumë aktive për mua,” u shpreh Trump, duke hedhur poshtë këto spekulime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz