back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeStuhia që kaploi kryeqytetin, reagon Komuna – Njofton për rrëzimin e disa...

Stuhia që kaploi kryeqytetin, reagon Komuna – Njofton për rrëzimin e disa drunjëve e për disa zjarre fushore

Të ngjajshme

Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur...

Xhiroja e tretë e Superligës do të mbyllet sot me derbin Llapi – Drita

Xhiroja e tretë e Superligës së futbollit kosovar do...

“Të dua pa fund”, Bora emocionon me urimin për Donaldin

Ditën e sotme, aktori e moderatori Donald Veshaj feston...

Rrugët nderojnë vetëm burrat, gratë nuk janë në hartën e kryeqytetit

Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke digjitalizuar rrugët e...

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, ka njoftuar për dëmet e shkaktuara në kryeqytet për shkak të një stuhie që ndodhi para pak orësh.

Nga Drejtoria është thënë se stuhia ka shkaktuar rrëzimin e disa drunjve në Rrugën Rexhep Luci dhe në Ulpianë, ndërsa paralelisht kanë ndodhur edhe disa zjarre fushore në Hajvali dhe në lokacione të tjera të Kryeqytetit.

Nga komuna është thënë edhe se Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet emergjente të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Policia e Kryeqytetit kanë qenë menjëherë në terren.

Postimi:

Siguria e qytetarëve mbi gjithçka

Para vetëm pak orësh, një stuhi  🌪️ shkaktoi rrëzimin e disa drunjve në Rrugën Rexhep Luci dhe në Ulpianë, ndërsa paralelisht u përballëm me disa zjarre fushore në Hajvali dhe në lokacione të tjera të Kryeqytetit.

👨‍🚒👮‍♂️ Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet emergjente të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Policia e Kryeqytetit kanë qenë menjëherë në terren, duke reaguar me profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur qytetarët dhe pronën publike e private.

🙏 Sot u dëshmua edhe një herë se sa të rëndësishme janë ekipet tona fantastike emergjente, të cilat pa u lodhur punojnë për sigurinë e komunitetit. Faleminderit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe për bashkëpunimin e qytetarëve.

🤝 Siguria nuk është vetëm prioritet – është misioni ynë i përhershëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz