BallinaLajmeParandalohet kontrabandë me mbi 1 ton speca në Kamenicë, policia jep detaje

Parandalohet kontrabandë me mbi 1 ton speca në Kamenicë, policia jep detaje

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Lisockë të Komunës së Kamenicës, si rezultat i patrullimeve të rregullta të njësive të DRPK-Lindje.

Sipas njoftimit zyrtar, më 29 gusht është ndaluar një automjet me targa vendore, që drejtohej nga një person i dyshuar – mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 92 pako me speca, me peshë rreth 1000 kilogramë dhe vlerë tregu prej 2,500 deri në 3,000 euro.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk posedonte dokumentacion të vlefshëm për mallrat, dhe për këtë arsye është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit. Mallrat janë dorëzuar në pikën doganore përkatëse për procedura të mëtejshme.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të krimit, përfshirë kontrabandën me mallra, dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz