BallinaLajme“U gjetën fishekë, gëzhoja dhe një sprej” – Policia e Kosovës bastis...

“U gjetën fishekë, gëzhoja dhe një sprej” – Policia e Kosovës bastis shtëpinë e Ana Murganiq në veri pas arrestimit për spiunazh

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Tash e disa muaj, brenda shtëpisë së Ana Murganiq nuk qëndron askush. As të premten lëvizje nuk u panë.

Në shtëpinë e Ana Murganiqit në lagjen “Iva Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, e cila u arrestua në Kroaci, me bashkëshortin e saj pilot, i cili ka shërbyer në Kosovë për misionin paqeruajtës, KFOR, gjatë vitit 2022 – të cilët dyshohen për spiunazh – pas arrestimit të Murganiq, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Lajmi.net se është bastisur shtëpia e saj, ku janë gjetur edhe prova.

“Në momentin që ka dalur informacioni atje, për neve ka qenë mjaftë për interes, për arsyeje që është përmendur se në lokacionet e caktuara, në komuna të caktuara dhe vende në vitin 2022, ne i kemi marrë veprimet e nevojshme që ta verifikojmë se ku është adresa e saj, kemi gjetur lokacionin e shtëpisë, kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë, kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë. Dhe jemi larguar nga ai vend,” tha Elshani për Lajmi.net.

Ai theksoi se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.

Sipas tij, Policia e Kosovës rastet e tilla i trajton në të gjitha komunat veriore.

“Ajo që është shumë e rëndësishme që në momentin se ne pranojmë informacion i ngjashëm sikur ky rast, ne nuk kemi ndonjë pengesë, ndalesë që ne nuk mundemi me hetua, në krejt veriun e vendit,” tha ai.

Tashmë mediet kroate kanë publikuar edhe mesazhe të shkëmbyera të Ana Murganiq me Vladimir Radivojeviq (Mami), pjesëtar i grupit terrorist të Millan Radojiciq, i cili dyshohet se shtypi butonin e mjetit eksplodues, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz