BallinaLajme49 vatra zjarri në vend, 7 ende aktive – apel nga Agjencia...

49 vatra zjarri në vend, 7 ende aktive – apel nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent për kujdes të shtuar

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Gjatë ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej 49 vatra zjarri në mbarë vendin, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operative Emergjente e Republikës (QOER112).

Nga këto, 42 vatra janë lokalizuar me sukses falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa 7 vatra mbeten ende aktive dhe po vazhdohet me punë për t’i vënë nën kontroll.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, sidomos gjatë periudhave me temperatura të larta dhe erëra të forta.

AME gjithashtu bën thirrje për raportim të menjëhershëm të çdo rasti të zjarrit apo zjarrvënies së qëllimshme në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Në fund, Agjencia ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po punojnë pandërprerë për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz