back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeUshtrimi “Ujku Shigjetë”, FSK paralajmëron qytetarët se do të ketë lëvizje të...

Ushtrimi “Ujku Shigjetë”, FSK paralajmëron qytetarët se do të ketë lëvizje të konvojeve

Të ngjajshme

Petrol Company sjell festën në SOS Fshatrat

Në kuadër të festave të fundvitit, Petrol Company, një...

Deri në gjysmë ore pritje për hyrje në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë paradites së sotme...

“Visar Hoti, e ardhmja e LDK-së në Podujevë”, analiza e Ymerit

Analisti Visar Ymeri e ka vlerësuar lart kandidatin e...

Qeveria prezanton para studentëve përfitues “Bursën e Mobilitetit”

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e...

Besim Hasani: Edhe 2 ditë deri te vendimi për Kosovën

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet Besim...
- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 31 gusht deri më 5 shtator  do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.

- Advertisement -

Për këtë arsye, FSK tha se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, tha FSK.

FSK tha se e gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkoi mirëkuptim nga qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz