BallinaLajmeMercenarët e Wagner dështojnë në misionin e tyre në Afrikë

Mercenarët e Wagner dështojnë në misionin e tyre në Afrikë

Të ngjajshme

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Gazeta The Economist raporton për dështimin e Grupit Wagner në Mali, dy vjet pas vdekjes së liderit të tyre, Yevgeny Prigozhin.

Mercenarët dështuan të përmirësojnë sigurinë, ushqyen kaosin, u përplasën me ushtrinë maliane dhe nuk fituan qasje në burimet lokale.

Pas grushtit të shtetit në vitin 2021, udhëheqësi ushtarak Assimi Goita u mbështet në luftëtarët rusë, por sulmet xhihadiste vetëm u intensifikuan. Rrjeti JNIM po zgjerohet, dhe numri i vdekjeve të civilëve që nga grushti i shtetit është katërfishuar.

Analistët thonë se 80 për qind e viktimave u vranë nga trupat maliane dhe luftëtarët e Wagnerit.

Metodat e Wagner – terrorizimi i civilëve, racizmi ndaj ushtarëve malianë, injorimi i urdhrave dhe sekuestrimi i pronës së ushtrisë – shkaktuan përçarje me ushtrinë lokale dhe pastrimet e gjeneralëve kritikë ndaj mercenarëve.

Ndryshe nga Republika Qendrore Afrikane apo Sudani, Rusia nuk arriti të sigurojë miniera ari. Goita tani kërkon partnerë të rinj, duke negociuar me Turqinë dhe SHBA-në për mbështetje ushtarake dhe marrëveshje për burimet.

Wagner u vendos për herë të parë në Mali në 2021, pas tërheqjes së forcave franceze dhe paqeruajtësve të OKB-së. Por në tre vite, prania e tyre nuk solli asnjë stabilitet.

Në verën e vitit 2024, disa dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë në përplasje me Tuaregët, pas së cilës mercenarët hakmerren duke masakruar civilë. /Telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz