back to top
Friday, August 29, 2025
BallinaLajme“Person adekuat”, “synimi i tij është të jetojë në Kosovë” – Kurti...

“Person adekuat”, “synimi i tij është të jetojë në Kosovë” – Kurti e kishte prezantuar si figurë profesionale Bashën në vitin 2019, shtatë vjet pasi ai kishte qenë bashkëautor i një shkrimi kundër UÇK-së

Të ngjajshme

Komunave po u bllokohen llogaritë

Në tre vitet e fundit, komunave të Kosovës u...

Ku do ta shohim së shpejti yllin hollivudian, Angelina Jolie?

Secila prej tyre ka sekretet dhe ankthet e veta...

Marco Rubio viziton javën e ardhshme Meksikën dhe Ekuadorin

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio,...

Kompania ajrore që ndryshon rregullat për pasagjerët obezë

Duke nisur nga 27 janari, kompania ajrore amerikane Southwest...

Iliriana Sadriu flet hapur për dëshirën për të pasur fëmijë, emocionon me përgjigjen

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka zgjedhur t’u përgjigjet...

Në vitin 2019, Albin Kurti e kishte prezantuar Dimal Bashën si një profesionist të përgatitur dhe me përvojë ndërkombëtare, duke e quajtur “person adekuat për detyrat e një përfaqësuesi”.

Në atë kohë, Kurti kishte theksuar studimet e Bashës në SHBA dhe përvojën në institucione prestigjioze si Kongresi Amerikan dhe Gjykata Federale Amerikane, transmeton lajmi.net.

“Dimal Basha përfundoi shkollimin e lartë në John Jay College of Criminal Justice në New York, ku edhe ka diplomuar në Bachelors Summa Cum Laude, drejtimin e së drejtës ndërkombëtare penale. Magjistraturën e ka mbaruar për marrëdhënie ndërkombëtare të koncentruar në konflikt dhe siguri pranë The New School University në New York. Dimali për kohë të gjatë ka ushtruar punë menaxheriale në Angli, Zvicër dhe New York. Ai ka punuar me zyrën e Kongresmenit Eliot Engel duke e bartë përgatitjen e tij profesionale edhe në Gjykatën Federale Amerikane si analist i të dhënave kualitative. Përgatitja e tij profesionale dhe përvoja e punës, e bëjnë Dimalin të jetë person adekuat për detyrat e një përfaqësuesi. Dimali është i martuar dhe ka tre fëmijë. Synimi i tij është të jetojë në Kosovë dhe të kontribuojë në avancimin e politikave zhvillimore që e bëjnë Kosovën një vend më të jetueshëm me dinjitet e mirëqenie për brezin tonë dhe për gjeneratat e ardhshme.”, shkruante Kurti në postimin e tij.

Por, sot, emri i Bashës është rikthyer në qendër të debatit publik pas zbulimit të një shkrimi të vitit 2012, ku ai është bashkautor me sociologen maqedonase Jana Arsovska.

Në këtë punim, Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhet si një organizatë që, sipas autorëve, është financuar nga trafikantë droge dhe rrjete të krimit të organizuar shqiptar në diasporë.

Shkrimi pretendon se mjetet për UÇK-në janë siguruar në mënyrë të detyruar nga diaspora, madje përmes kërcënimeve dhe frikësimeve nga grupe kriminale.

Këto pretendime kanë nxitur reagime të ashpra nga opinioni publik dhe organizata të dala nga lufta, të cilat e konsiderojnë këtë përmbajtje si fyerje të rëndë ndaj sakrificës së UÇK-së.

Kjo ka vënë në pikëpyetje jo vetëm qëndrimet e Dimal Bashës, por edhe vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ta promovuar atë si figurë përfaqësuese në vitin 2019.

Debati tashmë është shtrirë edhe në nivel institucional, me kërkesa për sqarim dhe përgjegjësi politike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz