BallinaShqiptareEMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

Të ngjajshme

Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se...

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

“Po e zgjedhim sot karate” – mesazhi i deputetit të VV-së gjatë seancës për Presidentin ngjall reagime

Deputetu i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi është fotografuar gjatë...

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim.

Nga Italia, u ekstradua shtetasi Hajrulla Xhivini, 42 vjeç. Aiakuzohet se gjatë muajit shkurt 2024 ka kanosur në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Lushnjës. Gjykata e Tiranës i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Nga Gjermania, u ekstradua shtetasi Brian Syzo, 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai akuzohet se ka shpërndarë doza kokaine në qytetin e Pogradecit. Gjykata e Korçës i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

NJOFTIMI:

1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,  në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.     

2-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, u finalizua ekstradimi nga Gjermania, i shtetasit shqiptar B. S., 34 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës, në qytetin e Pogradecit. 

Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz