back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeCakolli: Vendi po shkon drejt një krize edhe më të thellë se...

Cakolli: Vendi po shkon drejt një krize edhe më të thellë se ajo për kryetarin e Kuvendit

Të ngjajshme

Këtu mund ta shikoni LIVE shortin e Ligës së Kampionëve, vazot janë gati

Monaco është sot skena e shortit për sezonin e...

Pas pak shorti i Champions League, linku për ta ndjekur live

Në ora 18:00 nis shorti për fazën e grupeve...

Luizi e mban në prehër, Kiara Tito shkrihet para syve të tij! (Foto)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito aktualisht ndodhen për pushime. Çifti...

Pas pak shorti i Ligës së Kampionëve, krejt çfarë duhet të dini

Monaco është sot skena e shortit për sezonin e...

Eugen Cakolli nga KDI, thotë se vendi po shkon drejt një krize edhe më të thellë kushtetuese, se ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Me konsumimin procedural të të gjitha kandidaturave të mundshme nga radhët e komunitetit serb – sado që vetë procedura e ndjekur nuk është në harmoni me aktgjykimet e Kushtetueses – pas seancës së ardhshme, Kuvendi mund të mos ketë më as për çka të mblidhet, pasi nuk do të ketë më asnjë kandidat që mund të propozohet” – shkruan Cakolli.

Ai thotë se një inicim i ri në Kushtetuese do të ishte humbje e madhe kohe dhe do të krijonte precendet të ri.

“E gjithë kjo situatë, si rezultat i devijimeve procedurale dhe shkeljes së aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit, do të përfundojë ose si rast i ri në Kushtetuese, ose eventualisht me zgjedhje të reja pas skadimit të afatit 30-ditor, varësisht prej përfundimit të shqyrtimit të kërkesës së dërguar nga Presidentja.

Nëse do të kemi inicim të një rasti të ri kushtetues, përveç humbjes së disa javëve apo muajve, skenari më i mirë do të ishte anulimi dhe rikthimi i procedurës në pikën zero, duke u kthyer te praktika e votimit të nënkryetarëve të komuniteteve në pako. Por në rastin më të keq të mundshëm, rrezikohet një precedent që kodifikon një lloj shumice të dyfishtë për propozimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve – skenar që duhet shmangur me çdo kusht”, shkruan Cakolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz