back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeLista Serbe: Po votohet në kundërshtim me rregullat, Kurti po e shtyn...

Lista Serbe: Po votohet në kundërshtim me rregullat, Kurti po e shtyn të preferuarin e tij Rashiq

Të ngjajshme

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Sasa – Dolces: Të doli fytyra e vërtetë kush je

Sasa i ka reaguar ashpër Dolces për sjelljen e...

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën...

“Hera e parë që po e dëgjoj”, kështu përgjigjet Konjufca për këngën e Llalloshit për Kurtin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është pyetur për...

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, publikoi në profilin e tij në Instagram një video nga seanca e Kuvendit dhe tha se “po vazhdon votimi në kundërshtim me rregullat, për ta futur (Nenad) Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit”.

“Po shkelen të gjitha rregullat, po shkelen të drejtat e popullit serb, dhe Rashiq në këtë po merr pjesë drejtpërdrejt bashkë me Vetëvendosjen në pushtet. Kurti po e shtyn të preferuarin e tij në postin e nënkryetarit”, tha Simiq, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lista Serbe, përndryshe, nuk merr pjesë në votim.

Sipas Rregullores së Kuvendit, kandidati për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti. Rashiq nuk e ka mbështetjen e Listës Serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz