back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareEmërohen administratorët e rinj në Bashkinë e Korçës, ndryshohen nënkryetarët edhe në...

Emërohen administratorët e rinj në Bashkinë e Korçës, ndryshohen nënkryetarët edhe në Devoll

Të ngjajshme

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar...

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Në Korçë janë emëruar drejtuesit e rinj të njësive administrative që mbulohen nga Bashkia e Korçës.

Emërimet e administratorëve të rinj u bënë pas shkarkimeve të atyre ekzistues në kuadër të rifreskimit të pushtetit vendor, sipas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama disa javë më parë për të gjitha bashkitë e vendit.

Emërimet e administratorëve në Korçë:

Në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni.

Në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere.

Në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol.

Në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi.

Në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi.

Në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho.

Në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti.

Sakaq, nga ndryshimet është prekur edhe Bashkia e Devollit, ku janë emëruar dy nënkryetarë të rinj. Bëhet fjalë për Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha. Nga ana tjetër, janë rikthyer si administratorë Marjol Babi dhe Riku Hysi. Babi është caktuar në njësinë Administrative Miras, ndërsa Hysi në atë Qendër. Në njësinë Administrative Hoçisht emërohet Jonida Temo.

Ndërkohë, sa i përket bashkive të tjera ende nuk kanë nisur emërimet. Këto të fundit pritet që të ndodhin brenda këtyre ditëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz