BallinaLajmeGërvalla: Qytetarët na kanë kërkuar të mos e prishim partneritetin me Vetëvendosjen

Gërvalla: Qytetarët na kanë kërkuar të mos e prishim partneritetin me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ishte e ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ku u pyet nga autori Leonard Kerquki lidhur me votat e Listës Guxo.

Kerquki theksoi se “votat janë të Albin Kurtit”, duke pyetur pse Lista Guxo nuk ka garuar e vetme.

Në përgjigje, Gërvalla tha se qytetarët kanë kërkuar që të vazhdohet partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kemi biseduar me qytetarët për mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje. Ata na kanë inkurajuar që të mos e prishim partneritetin që e kemi pasur të jashtëzakonshëm gjatë katër viteve të qeverisjes”, tha ajo.

Gërvalla shtoi se në këto zgjedhje komunale, qytetarët e Republikës do të kenë mundësinë për herë të parë të votojnë për kandidatë për kryetarë komunash dhe për asamble nga Lista Guxo.

“Është hera e parë që marrim pjesë me kandidatët tanë, andaj edhe angazhimi ynë është në disa komuna”, theksoi ministrja në detyrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz