BallinaLajmeVdes një 31-vjeçar në zonën e Gollakut, dyshohet se humbi jetën pas...

Vdes një 31-vjeçar në zonën e Gollakut, dyshohet se humbi jetën pas rënies së një lisi

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një 31 vjeçar ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që mori nga rënia e një trungu druri, në rajonin e Gollakut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se e kanë pranuar informatën për një person të lënduar rreth orës 17:00, të dielën.

Pllana njoftoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore në koordinim me prokurorinë  po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz