BallinaLajmeLushaku-Sadriu: VV propozoi personalitete polarizuese, s’ka vullnet për konstituim

Lushaku-Sadriu: VV propozoi personalitete polarizuese, s’ka vullnet për konstituim

Të ngjajshme

Haradinaj uron Rexhën në 55-vjetorin e lindjes: Të pres në liri, miku im

Daut Haradinaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet...

Rikthehet vëmendja, Xheneta tregon mbështetje për Gjestin

Pas arrestimit të Gjestit, përveç artistëve e kolegëve të...

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu është ftuar nga Zonja...

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë...

Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur rreth propozimeve të reja të LVV-së për kryetar Kuvendi.

Në “Info Magazine” të Klan Kosova, Lushaku Sadriu tha se Dimal Basha, Arbërie Nagavci e Hekuran Murati [të propozuarit e sotëm për kryekuvendar], janë figura polarizuese.

“Pjesa kryesore e seancës së sotme ishte se Lëvizja Vetëvendosje tentoi të bëj disa propozime të deputetëve, të cilët nga këndvështrimi jonë ishin personalitete polarizuese gjatë viteve të kaluara, dhe mendonim që këto personalitete nuk mund të tërheqin numrin e votave të nevojshme për bërjen e shumicës. Ashtu u dëshmua po ashtu. E pamë që asnjëri nga këta deputetë të propozuar nuk arriti që ta ketë shumicën”.

“Ne si LDK e kemi bërë qëndrimin tonë të njohur, cilido që të jetë deputeti i propozuar nga ana e Vetëvendosjes, nuk do të marrë votat tona, dhe për këtë kemi edhe konsistencë, dhe e ndajmë mendimin me gjithë qytetarët, ashtu siç kemi bërë tash e disa muaj. Këtë e kemi bërë për disa arsye që i kemi bërë të ditura disa herë”, u shpreh deputetja.

E për të dalë nga ky ngërç politik që ka kapluar institucionet e Kosovës, Lushaku-Sadriu thotë se partia e parë në zgjedhje duhet të krijojë një partner politik që të arrijnë zgjidhje.

“këtë Vetëvendosje nuk po e kupton. Po mendon që duke përsëritur mënyrën e votimit, pa marrëveshje politike, arrin të kontrabandojë në mënyrë shumë qesharake ndonjërin prej deputetëve, nuk është qasje serioze. Është për keqardhje që ne varemi nga vullneti i partisë së parë në këtë rast”, u shpreh ajo.

Derisa sa i përket propozimit të emrave të ndryshëm për kryetar të Kuvendit nga ana e LVV-së, Lushaku-Sadriu thotë se subjekti i parë u obligua t’i nënshtrohej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e jo përmes vullnetit të tij.

Ajo shton se VV nuk do që të arrihet funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës, duke thënë se më afër shihen zgjedhje të reja, sesa konstituim i këtij institucioni.

“Momentalisht Vetëvendosje nuk po do që ta konstituojë Kuvendin, madje duke i propozuar emrat e tillë polarizues që gjatë qeverisjes së kaluar kanë pasur rol të theksuar për polarizimin e qytetarëve dhe linçim të partive të tjera, ne mendojmë që konstituimi i Kuvendit është shumë larg, dhe jemi më afër zgjedhjeve”, u shpreh deputetja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz