back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeVdes një 39-vjeçare nga Kosova në spitalin e Tiranës

Vdes një 39-vjeçare nga Kosova në spitalin e Tiranës

Të ngjajshme

Alavez befason Realin, e barazon rezultatin

Skuadra e Alavezit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar

Policia britanike ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar,...

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në Komoran. Lajmin...

Një 39-vjeçare nga Kosova ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë, dyshohet nga arresti kardiak.

Shtetasja e Kosovës, me inicialet A.I., sipas Policisë së Shtetit, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore më 21 gusht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Mirëpo nga aty, sipas Policisë, pasi pacientja ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka vdekur.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për ‘Vlerësim’, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë”.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak”, tha Policia e Shtetit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes së 39-vjeçares.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz