BallinaJetëSpitali i Pejës, drejt digjitalizimit të plotë e shërbimeve moderne

Spitali i Pejës, drejt digjitalizimit të plotë e shërbimeve moderne

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është në fazën përfundimtare të projektit të digjitalizimit të shërbimeve të Infermierisë, një hap i madh drejt modernizimit të kujdesit shëndetësor për pacientët tanë.

Ky projekt, i dizajnuar dhe i detajuar nga Zyra e Teknologjisë Informative e Spitalit të Pejës, iu prezantua disa organizatave ndërkombëtare. Si rezultat, Organizata IHS (Integrated Health Services in Kosovo – projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim) ka ofruar mbështetje financiare, ku vetëm faza e parë e implementimit në Bllokun Internistik ka një kosto prej 150,000 €. Këto para vijnë nga kontributi bujar i Qeverise se Zvicrës përmes projektit IHS qe është partneritet mes qeverive te Zvicrës dhe të Kosovës.

Aktualisht projekti është në fazën e instalimeve dhe pritet të përfundojë në fund të muajit shtator. Me këtë sistem, Spitali i Pejës bëhet i vetmi spital publik në rajon që ofron këto shërbime moderne, me përfitues kryesor pacientin.

Çdo shtrat i pacientit do të digjitalizohet, duke përfshirë:

Sistemin e thirrjes së motrave, ndriçimin dhe personalizimin e shtratit.

Pajisje smart (tableta) në dhomat e pacientëve me të dhëna për gjendjen shëndetësore dhe terapitë.

Matjen e kohës së reagimit të infermierëve nga momenti i thirrjes së pacientit.

Butonat e sigurisë për pacientët në rast rënies aksidentale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz