back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaShqiptareTiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për...

Tiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për dy javë

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrugore 24 orë në 7 ditë, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve, garantimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes akustike nga automjetet me modifikime të paligjshme.

Nga monitorimi gjatë dy javëve të fundit: 77 shtetas janë proceduar penalisht për pengim të lëvizjes me automjetet e parkuara gabimisht; automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës. 66 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 5 persona janë proceduar penalisht për tentativë korrupsioni ndaj punonjësve të Policisë Rrugore.  Janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim.  108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore.  53 leje drejtimi janë pezulluar.  33 raste të automjeteve që kryenin transport publik në mënyrë të kundraligjshme janë evidentuar, përfshirë taxi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha dhe autobusë me destinacion të ndryshuar nga leja e transportit.Policia Rrugore apelon për respekt rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave ose monopatinave, për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz