back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaShqiptare111 mijë hyrje-dalje nga Durrësi vetëm në korrik

111 mijë hyrje-dalje nga Durrësi vetëm në korrik

Të ngjajshme

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Riaktivizohet zjarri në Lapardha

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë problematike....

15 arsye pse meshkujt preferojnë gratë e pjekura

Është një fakt dhe ndoshta nuk është për t’u...

Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111 mijë e 49 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, duke shënuar edhe muajin me ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik.

Terminali i Trageteve ka operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet e tij, përfshirë edhe agjencitë private, çka ka bërë që fluksi i lëvizjes të mos sjellë vonesa apo problematika të tjera.

Ajo që vihet re është se hyrjet mbajnë peshën më të madhe të qarkullimit të pasagjerëve, me 83 mijë  e 116 në hyrje dhe në dalje 27 mijë e 933 pasagjerë.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, shtetasit e huaj janë ata që kanë përdorur transportin detar në këtë pikë kufitare, me 70 mijë e 281 pasagjerë, ndërsa 40 mijë e 768 janë shtetas shqiptarë.
Në krahasim me korrikun e vitit 2024, shifrat mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, me një diferencë shumë të lehtë prej rreth 1% më pak, ose 1 mijë e 981 pasagjerë.

HYRJE-DALJET NË KORRIK

-111 mijë e 49 PASAGJERË

-83 mijë e 116 NË HYRJE

-27 mijë e 933 NË DALJE

-70 mijë e 281 TË HUAJ

-40 mijë e 768 SHQIPTARË

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz