back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareJo vetëm në qeveri, ndryshime në administratë, pakësohen institucionet e varësisë

Jo vetëm në qeveri, ndryshime në administratë, pakësohen institucionet e varësisë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Qeveria ka vënë në konsultim publik projektligjin e ri “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i cili synon të ristrukturojë mënyrën se si organizohen institucionet shtetërore dhe raportojnë mbi performancën e tyre.

Sipas nismës, parashikohet të reduktohen nga tre në dy kategoritë e institucioneve jo-ministrore, duke bashkuar agjencitë ekzistuese në struktura klasike të varësisë dhe duke riformatuar autoritetet rregullatore për t’u dhënë atyre autonomi të plotë funksionale, në përputhje me standardet evropiane.

Projektligji sjell gjithashtu një sistem të ri llogaridhënieje, ku çdo institucion do të hartojë dhe publikojë planin dhe raportin vjetor të performancës, ndërsa ministritë do të kenë detyrimin të mbikëqyrin punën e agjencive përkatëse dhe të përmbyllin procesin me një deklaratë vjetore mbi arritjet.

Një tjetër element i ri është vendosja e një pragu minimal të punonjësve për krijimin e institucioneve të reja, si dhe njohja e një forme të re drejtorie brenda ministrive, e cila do të ketë më shumë autonomi edhe pse pa status juridik të veçantë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz