back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaShqiptareE mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Apeli lë në...

E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Apeli lë në burg dy autorët, akuzohen për vrasjen e Denis Dobrës

Të ngjajshme

Një penallti, një gol, fitore e parë për Realin në La Liga

Real Madridi ka shënuar fitorën e parë në ndeshjen...

Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar...

Tragjedi në Afganistan, aksidentohet autobusi, të paktën 71 viktima

Tragjike në Afganistan. Të paktën 71 persona kanë humbur...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell...

Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin.

Ata dyshohet për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.Gjatë zhvillimit të seancës avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, kanë zhvilluar debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu debat kanë bërë me prokurorin edhe dy të dyshuarit sa i takon provave që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim.Avokatët kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve. Në përfundim të seancës gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe i caktoi afat që të grumbullohen prova të tjera shtesë për të provuar akuzën.Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Sipas hetimeve autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe rrugës duke shkuar për në banesën e tij ata e kanë dhunuar dhe mbytur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz