13 armë janë konfiskuar gjatë javës së kaluar nga policia në Pejë.
Nga data 11 gusht deri më 18 janë gjetur dhe sekuestruar:
Tetë armë pistoleta të llojeve të ndryshme
Një pushkë gjysmë automatike
Dy pushkë gjuetie
Një pushkë ajrore
Një pistoletë ajrore
Dhjetë karikatorë të armëve përkatëse
145 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 15 gëzhoja
Ndaj personave tё dyshuar janё iniciuar raste penale pёr veprat penale “pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm” dhe “mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, njofton policia.