BallinaLajme“Rikthimi i Listës Serbe në veri?”, Atiq: Flamujt e Kosovës nuk hiqen,...

“Rikthimi i Listës Serbe në veri?”, Atiq: Flamujt e Kosovës nuk hiqen, vendosja e tyre është vendim i përhershëm

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka deklaruar se flamujt dhe simbolet shtetërore të Kosovës që janë vendosur në këtë komunë do të mbeten të përhershme, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në Debat Plus, Atiq ka thënë se këto vendime janë marrë me gatishmërinë më të lartë të institucioneve dhe nuk mund të kthehen prapa. Sipas tij, çdo tentim për të larguar flamujt apo simbolet shtetërore do të përbënte shkelje të rëndë ligjore.

“Jo, hiqen flamujt dhe të gjitha simbolet shtetërore janë vendosur aty me gatishmërinë me të lartë të gjithë eksponentëve. Edhe çfarëdo hapi prapa paraqet edhe shkelje të rëndë penale. Punën që e kemi bërë për afatshkurtër, por gjitha vendimet që i kemi marrë janë të përhershme”, ka thënë Atiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz