back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePërdorimi i armëve në ahengje familjare, MPB: 34 të arrestuar, 30 armë...

Përdorimi i armëve në ahengje familjare, MPB: 34 të arrestuar, 30 armë të konfiskuara gjatë dy muajve

Të ngjajshme

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Portieri shënon gol dhe kualifikon Benfican në play-off

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore 4:2 ndaj Real...

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Gjatë muajve qershor dhe korrik 2025, Policia e Kosovës ka raportuar 30 incidente me të shtëna armësh gjatë ahengjeve, duke arrestuar 34 persona dhe konfiskuar dhjetëra armë e municione

Për të parandaluar tragjeditë, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi, kërkon bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

Postimi i plotë i MPB-së:

Gjatë muajit qershor-korrik 2025 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 30 raportime nga qytetarët, ka hapur 27 raste, ka konfiskuar 30 armë, ka konfiskuar 232 municione dhe ka arrestuar 34 persona.

Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

Raportoni për festime të lumtura e të sigurta:
* TEL: 192
[email protected]
* Aplikacioni “Lajmero policine”
* Në stacionin më të afërt

Festo me zemër, jo me armë!

Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo fushatë është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuesve në Fondin e Mirëbesimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz