back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeErion Veliaj kërkesë GJKKO për të shpallur të pavlefshme hetimet

Erion Veliaj kërkesë GJKKO për të shpallur të pavlefshme hetimet

Të ngjajshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme.

Në kërkesën e tij, Veliaj rendit të gjitha shkeljet e bëra nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin ndaj tij, si dhe argumenton të gjitha arsyet pse hetimet e deritanishme duhet të shpallen të pavlefshme.

Lidhur me hetimin ndaj tij, në kërkesën e zgjeruar drejtuar GJKKO-së, kryebashkiaku Veliaj pretendon se hetimet ndaj tij janë kryer nga një person që juridikisht nuk ka qenë asnjëherë prokuror.

“Hetimi i çështjes nga një shtetas që nuk ka pasur kurrë statusin ligjor të prokurorit, pra një person që juridikisht nuk ka qenë asnjëherë prokuror sipas legjislacionit shqiptar; Ushtrimi i ndjekjes penale nga një person në konflikt të pastër interesi me subjektin e hetimit; Përdorimi i një kallëzimi penal të falsifikuar si bazë për nisjen e hetimeve, pa asnjë verifikim të identitetit të kallëzuesit; Kryerja e veprimeve hetimore pa regjistrim të procedimit penal, për të shmangur afatet, kontrollin gjyqësor dhe kufizimet ligjore; Tejkalimi i afateve hetimore përmes fshehjes së statusit të personit nën hetim; Sekuestrimi dhe përdorimi i të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate dhe leximi i korrespondencave private në mungesë të çdo baze e autorizimi ligjor; Cenimi i së drejtës për mbrojtje efektive, përmes refuzimit të kohës së nevojshme për njohje me aktet; Përdorimi i ekspertëve të varur nga vetë organi i akuzës, në kundërshtim me standardet e paanshmërisë; “Fraksionimi” i çështjes si një mjet për të cenuar të drejtën për mbrojtje dhe sigurinë juridike;”, thuhet në letër.

Kërkesa me 77 faqe, e cila është depozituar tashmë në GJKKO, dokumenton me prova shkeljet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, për shkak të të cilave Veliaj kërkon pavlefshmërinë e hetimeve të kryera ndaj tij, dhe rikthimin e ligjshmërisë, proporcionalitetit dhe paanësisë së hetimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz