BallinaLajmeGucati thotë se të arrestuarit nga Rahoveci në Serbi s’ishin pjesë e...

Gucati thotë se të arrestuarit nga Rahoveci në Serbi s’ishin pjesë e UÇK-së: Kanë qenë në Gjermani gjatë luftës

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar pas raportimeve të autoriteteve serbe për arrestimin e dy personave në pikën kufitare të Horgoshit, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Në FIVE në TV Dukagjini, Gucati ka thënë se të arrestuarit, të identifikuar nga mediat serbe si H. E. dhe B. E. nga Rahoveci, nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas tij, gjatë kohës së luftës dhe pas saj, ata kanë jetuar në Gjermani.

“Këta nuk janë pjesëtarë të UÇK-së asnjëri. Këta janë nga Rahoveci, janë vëllezër. Gjatë luftës kanë qenë në Gjermani, pas luftës kanë qenë në Gjermani. Dhe asnjëri nuk janë pjesëtar të UÇK-së. Këtu ka ka informuar dega e Rahovecit”, ka thënë Gucati.

Gucati iu ka bërë thirrje të gjithëve dhe në veçanti veteranëve të UÇK-së, që të mos udhëtojnë nëpër Serbi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz