BallinaLajmeRama: Banesat e djegura do të bëhen të reja, humbjet e bagëtive...

Rama: Banesat e djegura do të bëhen të reja, humbjet e bagëtive do të dëmshpërblehen

Të ngjajshme

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se është vrarë një person

Në lagjen “Bregu i Diellit”, në rrugën “Xheladin Hana”...

Osmani për njohjet e Kosovës: Meritë e Presidencës, nga Qeveria kemi pasur pengesa

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte në emisionin “Rubikon”...

Rama për Osmanin: Është mëkat që nuk vazhdoi edhe një mandat si presidente

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të...

Incidenti në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi...

Krasniqi: Një katun do e nxirrte një Parlament më të mirë krahasuar me legjislaturën e fundit

Florin Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se...

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se banesat e dëmtuara nga zjarret masive të ditëve të fundit do të rindërtohen, ndërsa familjet që kanë humbur bagëtitë do të marrin dëmshpërblim të plotë për to.

Në një dalje publike në rrjete sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se 207 banesa janë dëmtuar si pasojë e flakëve, ndërsa 40 prej tyre janë shkrumbuar totalisht. Ai siguroi se asnjë familje e prekur nuk do të mbetet pa ndihmë dhe se qeveria do të jetë në krah të tyre për rikthimin në një jetë normale.

“Dua t’i siguroj të gjitha familjet, si ato që kanë humbur plotësisht shtëpinë, ashtu edhe ato që kanë pësuar dëmtime, se do të marrin mbështetjen e plotë të shtetit. Ne po bëjmë inventarizimin e dëmeve sipas protokolleve, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, dhe do të veprojmë si gjithmonë: askush nuk do të mbetet vetëm. Shtëpitë do të rindërtohen më të mira dhe më të forta,” tha Rama.

Kryeministri shtoi se përveç dëmeve në banesa, do të kompensohen edhe humbjet në blegtori. Deri tani janë raportuar 3,916 krerë bagëti të humbura nga zjarret, dhe sipas Ramës, dëmshpërblimi do të bëhet për çdo rast.

“Do të kompensojmë një për një çdo krerë të humbur, pa asnjë diskutim,” tha ai, duke nënvizuar se procesi i evidentimit të plotë të dëmeve është ende në vijim./euronewsalbania

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz