back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeGagica i AAK-së: 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan janë ende pa...

Gagica i AAK-së: 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan janë ende pa paga, institucionet komunale të marrin masa

Të ngjajshme

​Arrestimet nga Serbia, reagon KMDLNJ: Po bëhen në bazë të reciprocitetit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive...

​Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte nga secila palë

Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim tjetër të të...

Fjalët e perandorit Justinian zbulojnë vitin kur e ndërtoi bazilikën në qytetin e lashtë në Dardani

Gërmimet e sivjetme të arkeologëve në Parkun Arkeologjik Ulpiana,...

Newcastle po i shpenzon paratë e Isakut? Arrin marrëveshje me yllin e Aston Villas

Skuadra e Newcastle Unitedit ka arritur marrëveshje me futbollistin...

Kori i Filharmonisë së Kosovës në Hamburg

Kori i Filharmonisë së Kosovës e nis sezonin e...

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga AAK, Nazim Gagica përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rreth 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan, ende nuk i kanë marrë pagat.

Ai ka thënë se kjo vonesë është e turpshme dhe e papranueshme, shkruan lajmi.net.

“Institucionet komunale dhe përgjegjësit kompetent duhet menjëherë të marrin masa që punëtorët të marrin shpërblimin e merituar për punën e tyre. Mosrespektimi i afateve të pagesës jo vetëm që shkel të drejtat e punëtorëve, por dëmton edhe besimin në administratë e menaxhment. Jemi të vendosur të mbrojmë zërin e çdo punëtori dhe t’i kërkojmë llogari çdo institucioni që dështon në detyrën e tij. Paga e punëtorit nuk duhet të jetë asnjëherë peng i neglizhencës apo mosmenaxhimit”, ka shkruar Gagica në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz